Vale Rosi, lamtumirë titull? Rrëzim dhe thyerje këmbe për superkampionin!

Viti 2017 nuk kishte si të ishte më i keq. Pikërisht ai vit që sinjalizoi rikthimin e Valentino Rosit si pretendent për titull botëror në moshën 38-vjeçare, solli edhe dy aksidente. i dyti pikërisht orët e fundit, ndërsa motoçiklisti italian po bënte një garë për qejf. Mësohet se Rosi ka thyer dy kocka të këmbës (tibian dhe peronin), dhe se është i shtruar në spital, i operuar ose në pritje të një operacioni të shpejtë. Një dëmtim i tillë, i pësuar edhe në 2010, mund ta lerë 9 herë kampionin e botës (7 herë në Moto GP) jashtë Çmimeve të Mëdha në Misano dhe Aragon. Rosi është i dyti në renditje, pas Doviciozos me 249 pikë, por mungesa në dy gara mund ta lerë pa shpresë. Edhe në maj, kampioni i madh pati një dëmtim që e detyroi të bënte pushim.

Sfidanti.al