Tramp me “pushkë në dorë” kundër yjeve zezakë të sportit

Nuk resht konflikti mes presidentit të SHBA-së, Donald Tramp, dhe yjeve zezakë të sportit amerikan. Ideja e fundit e “qiramarrësit” të Shtëpisë së Bardhë ishte ndërprerja e pagesës për yjet e futbollit amerikan (NFL) që protestojnë apo nuk këndojnë himnin e Shteteve të Bashkuara. Ka ndodhur shpesh që protagonistë kryesorë të futbollit amerikan nuk e kanë kënduar himnin apo kanë protestuar gjatë tij, dhe Tramp vazhdimisht po shtrydh fantazinë e tij për të gjetur mënyra hakmarrjeje.

“Lojtarët e NFL-së duhet të jenë krenarë për himnin kombëtar, – postoi presidenti në Tuiter, – ose të rrinë në këmbë gjatë himnit, ose t’u ndërpritet paga”. Në foto janë disa nga lojtarët e Hjuston Teksansit që qendruan të ulur në shenjë proteste gjatë himnit.

Tramp natyrisht as nuk po përpiqet të mendojë se çfarë i detyron këta djem amerikanë me ngjyrë që të protestojnë ndaj një simboli kaq të madh të SHBA-së, por po përpiqet të presë “degët” dhe jo “rrënjët”. Nga ana tjetër, do të ishte mirë që propozimi i tij të miratohej qoftë edhe përkohësisht, pasi atëherë yjet e sportit do të kuptonin se protesta është më e drejtë dhe më e plotë kur nuk ke rroga miliona dollarëshe në vit.

Sfidanti.al