Topi i Artë, “Frans Futbolli” do një francez në Paris

Që kur u bë i përbotshëm, Topi i Artë u fitua në vitet e Botërorit, zakonisht nga një kampion i botës. Kështu Zidan në 1998, Ronaldo në 2002 dhe Kanavaro në 2006. Ishin “fajtorë” Lionel Mesi që ky rregull u prish në 2010 dhe Kristiano Ronaldo në 2014, edhe pse ata nuk e fituan kupën e FIFA-s.

Po këtë vit, kush do ta fitojë trofeun e madh francez të revistës “Frans Futboll”? Mediat shkruajnë se dëshira e revistës është që pranë Kullës Ejfel në 8 tetor, të pozojë një francez, një kampion i botës. Kandidatët potencialë janë Kilian Mbape, Antuan Grizman dhe Rafael Varan, me sulmuesin e Atletikos që ndoshta mund të quhet favorit. Edhe sistemi i votimit e ndihmon, pasi votojnë korrespondentë të “Frans Futbollit”.

Në garë, sidoqoftë janë Luka Modriç, Lionel Mesi apo Kristiano Ronaldo, dhe këta nuk mund të mungojnë. Modriç, këtë vit, ka fituar gjithçka, Topin e Artë të Botërorit, Çmimin e UEFA-s si lojtari më i mirë i vitit në Europë dhe Çmimin e FIFA-s si lojtari më i mirë i vitit në Botë.

Sfidanti.al