Tibo Kurtua, apo sa e vështirë është të luash për Realin e Madridit!

Përse u zëvendësua në pushim të ndeshjes së Championsit, Tibo Kurtua? Mediat shkruan se portieri madrilen pësoi një krizë besimi, një krizë ankthi, që e bëri të ndihej keq, dhe e detyroi trajnerin Zidan që të vepronte duke hedhur në portë Areolën. Zyrtarisht, Reali deklaroi se Kurtua pati një krizë diarreje, pra nuk mundi të vazhdonte për shkaqe thjesht shëndetësore, jo psikologjike, por gjithsesi, spekullimet vazhdojnë dhe dyshimet janë të shumta për aftësinë e portierit të Belgjikës për të përballuar rolin e madh në “Santiago Bernabeu”.

“Ai jeton nën hijen e David De Geas”, – shkruajti një gazetë, duke theksuar se Reali deshi të merrte portierin e Mançester Junajtidit, por nuk mundi. Vetë Kurtua pohoi se “nëse dëshiron të luash për Realin, duhet ta pranosh presionin”, ndërsa Zidan theksoi se “e vlerësoj larg Kurtuanë, por tek Reali askush nuk është i pazëvendësueshëm, pra mund të ulet edhe në stol”. Koha do ta tregojë nëse ish-gardiani i Çelsit do të jetë i zoti të përballojë fanelën e rëndë që ka marrë përsipër për të veshur.

Sfidanti.al