Thuajse bëri grusht me Murinjon, vërtet Ronaldo mund të kthehet?

Mundësia duket e madhe që për rreth 230 milionë euro, Kristiano Ronaldo të largohet nga Reali i Madridit. Po ashtu, gjasat duken të mëdha që portugezi të shkojë tek Mançester Junajtid, por mediat zbulojnë një hollësi aspak të këndshme për të kaluarën e numrit 7 me ish-trajnerin e tij, Zhoze Murinjo. “Deili Meil” shkruan se kur ishin bashkë në Madrid, këta dy personazhe gati u zunë me grushta.

Kjo ndodhi në një ndeshje kupe ndaj Valencias, ku Murinjo kritikoi Ronaldon, dhe futbollisti u nervozua shumë duke thirrur se “pas gjithë kësaj që unë kam bërë për ty, si guxoni të më kritikoni dhe të më thoni këto fjalë”. Murinjo iu përgjigj duke i thënë se “ju më thoni se ne luajmë në mbrojtje, por këtë unë e bëj për ty, sepse nuk dëshiron të bësh detyrat mbrojtëse”.

Natyrisht, për interesin e madh dhe për egoizmin njerëzor të gjitha këto harrohen, siç harrohet llumi që politikanët i hedhin njëri-tjetrit dhe pastaj bashkohen për të qenë në pushtet. Ndoshta, ëndrra e madhe e tifozëve, atyre që kurrë nuk e kanë tradhëtuar as klubin, as Ronaldon dhe as Murinjon, mund të realizohet më në fund.

Sfidanti.al