‘Të palarat’ e futbollit; kërkohet arrestimi i Ricardo Teixeirës

Emri i ish presidentit të Federatës Braziliane të futbollit, Ricardo Teixeira shfaqet sërish në dosjet e drejtësisë. SHBA dhe Spanja kanë kërkuar arrestimin e tij duke e akuzuar për pastrim parash dhe mashtrim. Sipas Prokurorisë spanjolle, Teixeira e ka realizuar pastrimin e parave nëpërmjet kontratave ër ndeshjet e përfaqësuese braziliane të futbollit. Nuk është hera e parë që kërkohet arrestimi i Teixeirës. Në 2015 ishin organet e drejtësisë amerikane që e pretenduan atë, por sipas Kushtetutës në Brazil, nuk lejihet ekstradimi i qytetarëve të saj. për më tepër, Teixeira në asnjë moment nuk e ka  pranuar fajësinë e tij. Ricardo Teixeira e dha dorëheqjen si president i CBF në vitin 2012 duke bërë një jetë të qetë. Në Brazil në fakt nuk janë ngritur akuza kundër tij për asnjë lloj krimi, ndërkohë që ai ka refuzuar bashkëpunimin me prokurorinë e SHBA, ndryshe nga sa kishin bërë më parë disa anëtarë të tjerë të FIFA.

sfidanti.al