Superkupa e Europës me tifozë në stadium, konfirmim i UEFA-s

Nuk do të jetë impiant i mbushur plot, por gjithsesi do të ketë mjaft të pranishëm. Futbolli po përpiqet dalë nga dalë të kapërcejë sfidën e koronavirusit, dhe hapi i parë do të jetë në finalen e Superkupës së Europës në Budapest. UEFA njofton zyrtarisht se ndeshja do të luhet me një numër të caktuar tifozësh në stadium. Në “Ferenc Pushkash” mund të ulen deri 67 000 tifozë, veçse numri i njerëzve do të jetë shumë më i ulët, vetëm një e treta (pra rreth 22 000) në një projekt pilot të UEFA-s. Sfida do të jetë në 24 shtator mes Bajernit të Mynihut dhe Seviljes, përkatësisht fitues i Championsit dhe i Ligës së Europës.

Sfidanti.al