Strategjia e trajnerit Popoviç ndaj Golden Stejtit: Të lutemi!

Duhen dy hapa deri tek titulli i NBA-së, por San Antonio fillimisht duhet të mendojë për të parin. Spërsat do të jenë përballë Golden Stejtit në finalen e Konferencës Perëndimore, në letër sfidë më e vështirë edhe sesa finalja e mundshme ndaj Klivlendit, dhe trajneri legjendar, Greg Popoviç, e di shumë mirë këtë gjë. i pyetur nga gazetarët, në përfundim të stërvitjes së fundit, së çfarë strategjie po mendon për të ndalur yjet nga Kalifornia, “Pop”, qeshi dhe tha vetëm një fjalë: Të lutem!

Natyrisht, do të ketë shumë më tepër se kaq, por veterani i stolit shprehur një të vërtetë. Nëse luan kundër Kevin Durantit, Stefën Kërrit, Klej Tompsonit apo Drejmond Grinit, fitorja është shumë e vështirë. Në dy sezonet e fundit, Uorriors ka pasur statistikat më të mira të NBA-së, madje me diferencë, dhe këtë vit është bërë më e fortë me ardhjen e Durantit. Gjithsesi, Popoviç pati një lajm të mirë për tifozët e San Antonios. Lojtari më i mirë i ekipit, Leonard, tashmë e ka kaluar dëmtimin në kavilje, dhe do të jetë gati qysh në sfidën e parë që do të luhet jashtë fushe, në Arenën e Oklendit.

Sfidanti.al