Si në përrallë, Konte e “ktheu në jetë”, kurse tani e kërkon Barcelona!

Katalonjasit e kanë treguar në disa raste se ndjekin lojën edhe të futbollistëve që vijnë nga askundi në skenën e madhe të futbollit. Fjala është për futbollistin nigerian të Çelsit, Viktor Mozes, që ishte harruar dhe ishte lënë mënjanë, madje, ishe huazuar, pasi Murinjo, dikur, nuk i konsideronte të vlefshshme shërbimet e tij. Sa për kujtese, ky futbollist nigerian erdhi te Çelsi nga Vigani, para katër sezonësh, por, asnjëherë, atij nuk iu dha shansi i vërtetë që ta tregonte veten.

Pas huazimit te Liverpuli, Stok Siti dhe  Uest Hemi, ai u kthye në Stemford Brixh, në pritje të ngrohjes së radhës të stolit, por këtu ndryshoi gjithçka, pasi Konte e ktheu në ekip, kështu që, tani, ai është bërë pjesë e formacionit të parë të “bluve”, duke tërhequr vëmendjen edhe të gjigantit katalonjës, Barcelona, që po kërkon një futbollist të krahut të djathtë dhe Mozesin, deri tani, e kanë parë tri herë skautistët e Barcelonës. Kontrata e Mozesin me Çelsin është deri në vitin 2019.