Sa shumë yje me parametër 0 në qershor të vitit të ardhshëm!

Nga porta deri në majë të sulmit, vera e ardhshme mund të ofrojë mundësi të mëdha për klubet që duan të marrin lojtarë pa shpenzuar asgjë. Gazeta “Marka” bën një hulumtim nëpër Europë dhe gjen se do të jenë 30 futbollistë jashtë kontrate në qershor 2018, nëse gjendja do të mbetet kështu siç është tani. Pavarësisht se gazeta ka më shumë vëmendje në Spanjë, sërish në gjithë kontinentin ka mjaft lojtarë me emër, mes të cilëve Kielini i Juventusit, Huan Mata i Man. Junajtidit, Roben e Riberi të Bajernit, Aleksis Sançez dhe Mesut Ozil të Arsenalit. Mjaftojnë për një formacion të plotë, plus edhe shumë rezerva.

Formacioni pa kontratë: Kepa Arrizabal (Atletik Bilbao), Xhorxho Kielini (Juventus), Dejli Blind (Man. Junajtid), Huanfran (Atletiko Madrid), Zhoao Miranda (Inter), Huan Mata (Man. Junajtid), Arjen Roben (Bajern), Mesut Ozil (Arsenal), Frank Riberi (Bajern), Aleksis Sançez (Arsenal, Mario Baloteli (Nisë).

Rezerva: Ander Herrera (Man. Junajtid), Stefan De Vraj (Lacio), Leon Gorecka (Shalke), Emre Xhan (Liverpul), Fernandinjo (Man. Siti), Xhek Uilsher (Arsenal), Maruan Felaini (Man. Junajtid), Jaja Ture (Man. Siti).

Sfidanti.al