Rrëfehet Ter Shtegen: Mendova largimin nga Barcelona

Mark Andre Ter Shtegen është një prej elementëve më të rëndësishëm të Barcelonës dhe këtë portieri gjerman e ka treguar në shumë raste, si në El Clasicon e Kupës kundër Realit të Madridit. Megjithatë pati një moment, kur ai e humbi durimin dhe mendoi largimin nga katalanasit, dicka që ai e rrëfen në një intervistë për platformën digitale DAZN teksa tregoi trajektoren e karrierës së tij në radhët e kampionëve të spanjës duke nisur nga përshtatja me qytetin

‘Kur vjen në një vend tjetër duhet të përshtatesh-tregon Ter Shtegen-duhet të afrohesh me njerëzit dhe ajo që ka më shumë rëndësi është gjuha. Në të njëjtën kohë, mësimi i gjuhës është pjesa më e mirë pasi e merr me vetë gjatë gjithë jetës. për mendimin tim të flasësh gjuhën e një vendi ku jeton është shenjë respekti dhe mirënjohjeje’

Ter Shtegen ka lidhur një miqësi të madhe me mesfushorin Ivan Rakitic i cili e ndihmoi shumë në etapat e tij të para me fanelën e Barcelonës.

‘Nëse do të më duhet të zgjedh personin që më ka ndihmuar më shumë kur erdha te barcelona, ai është Rakitic-vijoi Ter Shtegen-flet gjermanisht dhe që në fillim ishte një ndihmë për mua. Ndihej pak i bezdisur në ato momente sepse i bëja pyetje, por ai ishte i lumtur të më ndihmonte. Do t’i jem gjithnjë mirënjohës për këtë’.

Kur mbërriti te Barcelona,Ter Shtegen përjetoi konkurrencën me Klaudio bravon përpara se kiliani të shkonte te Mancester Siti.

‘Unë dhe Klaudio ia dolëm të administronin mirë situatën-tha Ter Shtegen-është një portier shumë i mirë që e fitoi vetë vendin në skuadër në atë kohë. trajneri nuk kishte pse të ndryshonte gjërat pasi kishte në dispozicion një portier që po i bënte mirë gjërat në La Liga. Në atë moment fillon e reflekton sepse të luash futboll është ajo që ka më shumë rëndësi. Nuk do të ishin më mirë gjërat sikur trajneri të më thoshte: tani po luan në kampionat dhe Bravo në kompeticionet e tjera. Nuk ishte ajo që doja dhe në 2016 u krijua një situatë që mendova largimin nga Barcelona.

sfidanti.al