Ronaldo thotë se pas futbollit nuk i intereson fama, të jetë e vërtetë?!

Nëse do të pyesësh se cili futbollist është më shumë i fiksuar pas suksesit individual, të paktën me atë që thotë në publik, përgjigja do të ishte e qartë: Kristiano Ronaldo. Pikërisht ky CR7 ka deklaruar në një intervistë për “Frans Futbollin” se “më vjen shumë mirë kur më lavdërojnë, kur më thonë se je më i miri, se je fantastik, dhe sot i dëgjoj me kënaqësi këto vlerësime, por kur të mbyll karrierën nuk do të më interesojnë, pasi do të shkëputem plotësisht nga gjithçka”.

A mund të besohen këto fjalë për Ronaldos? Pak e vështirë, pasi mund të shkëputesh nga futbolli, por jo nga natyra jote njerëzore, që mbetet e njëjta dhe kërkon të njëjtat gjëra. Me gjasë, vetë Kristiano do të jetë penduar për këto fjalë, ose ndoshta thellë në vetvete e ka kuptuar se nuk do t’u qendrojë besnik. Duke folur për “Frans Futbollin”, ylli i Juves vlerësoi rivalitetin me Mesin, golat e shënuar në minutat e fundit, ndërsa deklaroi se “po të ishte për mua, do të luaja vetëm ndeshjet e rëndësishme, ato të Championsit dhe me kombëtaren e Portugalisë”. Seria A, sipas tij, nuk qenka edhe aq e rëndësishme.

Sfidanti.al