Ronaldo ka urdhëruar Perezin:  Ta blesh atë lojtar, ai do të jetë trashëgimtari im!

Thuhet se Kristiano Rolando ka zhvilluar një bisedë më presidentin e Realit të Madridit, Florentio Prez, të cilit i ka thënë se ai duhet të blejë Paulo Dibalën nga Juventusi, sepse atë ai konsideron si trashëgimtarin e tij. Sipas Ronaldos, Dibala është një lojtar që, në asnjë mënyrë, nuk duhet që ta marrin Mançester Junajtidi ose Barcelona, sepse ai mund ta çojë klubin “mbretëror” në maja edhe më të larta gjatë dekadës së ardhshme.

Dibala, në fakt, ka kontratë me Juventusin deri më 2022 dhe ai është mjaft i kënaqur në Torino, por, sidoqoftë, është e qartë se do të jetë e vështirë që ai të refuzojë një ftesë nga “Santiago Bernaneu”. Po ashtu, thuhet se Florentino Perezi synon që të bjerë dakord me kryesinë e Juventusit që Reali të ketë prioritet në blerjen e Dibalës. Sidoqoftë, media spanjolle thotë se Reali nuk do ta blejë në një të ardhme të afërt futbollistin argjentinas, por gjatë viteve të ardhshëm.

Sfidanti.al