Poli takon Paulon në Paris, sikur po sqarohet fati i Pogbasë!

Superagjenti është vënë në lëvizje. Parulla e tij është ajo e filmit “Shpëtoni ushtarin Rajan”, me ndryshimin e vetëm se Rajani është Pol Pogba. Një udhëtim dhe një takim i papritur bënë që të nisë të sqarohej e ardhmja e njërit prej yjeve më të talentuar të futbollit sot, pasi Pogba ishte në Paris.

Në kryeqytetin e Francës, Poli takoi Paulon, pra Pogbaja takoi ish-shokun e tij tek Juventusi, Paulo Dibalën. Disa fotografi dolën nga takimi i tyre, ndërsa mediat angleze shkruajtën se Mino Raiola po punon që kampioni i botës francez të largohet nga “Old Trafordi”. Në verë e kërkonin Barcelona dhe Juventusi, ndonëse Torino do të jetë destinacioni sërish. Gjithsesi, duhet pritur edhe ca. Mançester Junajtidi nuk dëshiron të bëjë transferim në janar, ndërsa Zhoze Murinjo është në rrezik për t’u shkarkuar. Fati i portugezit është i lidhur me fatin e francezit.

Sfidanti.al