Plot 64 vjet pa humbur, rekordi i Zelandës së Re në rengbi ndaj Uellsit

Viti 1953 do të mbahet mend për vdekjen e Stalinit dhe për fitoren 6-3 të Hungarisë së Pushkashit në “Uembli” ndaj “zonjës së futbollit” Anglisë. Jo vetëm kaq! Një nga sportet më të vjetër në botë, regbia, e kujton edhe për faktin se në atë vit Uellsi arriti një fitore ndaj Zelandës së Re. Ishte fitorja e fundit dhe që prej asaj kohe uellsianët nuk ia kanë dalë më.

Ditën e djeshme, Uellsi provoi të thyente tersin në stadiumin e vet, kur pati sërish përballë neozelandezët, por nuk ia doli, duke pësuar humbjen e 30-të radhazi. Mediat titulluan prerë: Uellsi nuk e mund të dot Zelandën e Re! Edhe pse skuadra më e fortë e botës nuk e pati fare vijën titullare të sulmit të përbërë nga Retalik, Kieran, Rid, Smith dhe Dag. Sërish “Të Zinjtë” (All Blacks) fituan 33-18. Një rekord i rëndësishëm në një sport që njeh shumë të tillë, dhe që ka nisur të luhet në kohët moderne që nga 1830-ta, pra gati 200 vjet më parë.

Sfidanti.al