Përse e do Barcelona, Nejmarin? Për të kënaqur Mesin!

Vështirë të ketë në historinë e transferimeve të futbollit një rast si ky i kalimit të mundshëm të Nejmarit tek Barcelona. Gazeta “Marka” informon, duke iu referuar burimeve të brendshme të katalanasve, se klubi nuk është se është shumë i tërhequr për të marrë sërish superyllin brazilian, por dëshiron të jetë i qetë në krahun tjetër. Kërkesa për Nejmarin është bërë nga Lionel Mesi dhe Barça po sforcohet që t’ia dalë pikërisht për të kënaqur kapitenin. Nuk dihet sesa mund të kushtojë një operacion i tillë, dhe sesa i realizueshëm është ai, tani që Kutinjo shkoi tek Bajerni. Gjithsesi, një motiv më shumë është fakti se për “Ney”-n po interesohet fort edhe Reali, pra kemi të bëjmë me një “E Klasiko”.

Sfidanti.al