“Pasarelë” e Realit në Napoli, ka edhe picë napolitane “CR7”!

Kur autobusi më futbollistët kampionë të Euopës arriti pranë hotelit ku do të vendosej Reali, aty ndodheshin dhjetëra e dhjetëra njerëz. Pati shumë vërshëllima dhe ofendime, por edhe shumë vëmendje, shumë celularë të kthyer në versionin e kamerës për të fiksuar atë që ndodh një herë në jetë. Megjithë dy mungesat e pritshme, Madridi u paraqit në Napoli me figurat e tij kryesore, Ronaldo, Ramos, Bejl, Benzema.

Për ta pritur edhe një specialist kuzhine për pica, apo siç i thonë në Itali “picaiol”, me një picë napolitane të gatuar enkas për Kristiano Ronaldon. Kuzhinieri ishte i një restoranti të lagjes dhe pica, sipas mediave italiane ishte e llojit “margarita”. Klubi madrilen ka kërkuar për skuadrën komplet Hotel “Karaçolon”, që ka rreth 160 dhoma, dhe që do të jetë ekskluzivisht për delegacionin nga Spanja. Kërkesa tjetër e “los blankosve” ishte që nuk duhej bërë asnjë foto personale “selfi” me futbollistët, për të mos i shqetësuar.

Sfidanti.alreali ne napoliramos marselo