Osmani: Amerikanët nuk janë të pamposhtur!

Xhedi Osman që do të udhëheq përfaqësuesen e Turqisë në Botërorin e ardhshëm të basketbollit për meshkuj që do të zhvillohet gjatë dy javëve të parë të shtatorit në Kinë, konsideron se përfaqësuesja e SHBA-së, së cilës do t’i mungojnë shumë yje të NBA-së, nuk është ndonjë ekip që nuk mund të mposhtet.

“Gjatë fazës përgatitore, ne mundëm Francën,gjë që na e rriti edhe më shumë vetëbesimin. Ne mund të luajmë shumë mirë, por e vetmja mangësi e jona është mungesa e përvojës, sidomos në kampionatet botërore, ku kanë marrëpjesë rrgullisht vetëm Iljasova dhe Erden, kurse unë më 2014 më shumë qëndrova ulur në stolin e rezervave. Ne në grup do të luajmë me SHBA-në që ka basketbollistë mjaft të talentuar, megjithëse në Amerikë ka edhe më të mirë.Kam mendimin se amerikanët me këtë ekip që do të kenë në Mundobasket, janë favoritët kryesorë për medaljen e artë, por ata sidoqoftë nuk janë të pamposhtur”, tha 24-vjeçari Xhedi Osman që ka lindur në Ohër të Maqedonisë, por që ka kombësi dhe shtetësi turke. Turqia, veç SHBA-së, në grup do të ketë Çekinë dhe Japoninë.

Sfidanti.al