Nojer ankohet nga Bajerni: Nga dolën në media, detajet e kontratës?!

Së pari, dëshiron të hedhë poshtë përshtypjen se kërkon një kontratë “në kurriz të klubit”. Manuel Nojeri i ka “varur buzët” nga pakënaqësia që kanë dalë në media detaje të bisedimeve të tij m Bajernin lidhur me akordin e ardhshëm. “Të gjitha bisedimet e bëra deri tani, nga unë tek Bajerni, kanë qenë në sekret të plotë, – thotë kapiteni bavarez, – në konfidencë. Kështu ka ndodhur që kur kam ardhur tek Bajerni. Asgjë nuk ka rrjedhur jashtë. Gjithsesi, po dalin më media detaje nga bisedimet, që shpesh nuk janë të sakta, dhe kjo më ka mërzitur shumë. Këtë nuk e kam provuar kurrë tek Bajerni”.

Nojeri thotë se dëshiron të luajë futboll përsa kohë të ndihet mirë, por gjëja kryesore për të është besimi. “Nuk ka pasur kërkesë për kontratë 5-vjeçare, – tha ai, – kjo nuk ka kuptim. Unë jam 34 vjeç dhe nuk mund të parashikoj sesi do të jetë e ardhmja”. Me gjasë, Nojeri mund të mos vazhdojë tek Bajerni, dhe Çelsi po e pret “me krahë hapur”.

Sfidanti.al