Një xham i thyer si përshëndetje për largimin nga Liverpuli

Mediat britanike shkruajnë se mund të ketë qenë punë e ndonjë hajduti. Gjithsesi, duhet të mendohesh dy herë për të gjetur se çfarë ndodhi vërtet me makinën e yllit të Liverpulit, Filip Kutinjo. Xhapi i derës së shoferit të makinës së tij Porshe (me vlerë 60 000 paund stërlina), u gjet i thyer pranë stadiumit “Anfild”, ndërsa futbollistët ishin mbledhur për mbrëmjen e zakonshme të ndarjes së çmimeve të sezonit. Kutinjo ishte në mbrëmje së bashku me gruan e tij, Aine, dhe ishte brenda stadiumit kur ndodhi dëmtimi. Policia bëri verifikimet e rastit dhe natyrisht do të përpiqet të gjejë fajtorin (apo fajtorët). Gjithsesi, një mendje mund të të shkojë se thyerja e xhamit mund të jetë vepër e ndojnë tifozi të zemëruar të Liverpulit, pasi ka dëgjuar se Kutinjo do të shkojë sezonin e ardhshëm tek Barcelona, për një shumë tepër të madhe, gati 90 milionë euro.

Sfidanti.al