Një lajm nga Belgjika, Mo Salah e dha një asist për Sadio Manenë!

Vetë fitorja në vetvete ishte një hap përpara, pasi vjet Liverpuli nuk arriti asnjë sukses jashtë fushe, edhe pse doli kampion i Europës. Rezultati 4-1 po ashtu ishte pozitiv, me shumë gola dhe me diferencë ndaj Genkut vendas. Gjithsesi, derisa erdhi goli i dytë shënuar nga Okslejd-Çembërlen, trajneri Jurgen Klop mezi po e mbante veten në vijën anësore. Gjermani po ndiqte një tjetër mbrëmje mediokre të ekipit të tij, por që nga minuta e 57-të gjithçka ndryshoi.

Okslejd-Çembërlen shënoi një gol të bukur, ndërsa më pas, Mohamed Salah dha një asist për Sadio Manenë. Ky ishte asisti i parë i egjiptianit për sulmuesin tjetër afrikan, duke ndihmuar që të shuhen spekullimet se ata të dy nuk shkojnë aspak mirë me njëri-tjetrin. Qëllimi është i përbashkët, dhe Salah e Mane janë kampionë që duan të fitojnë, pak a shumë siç ndodhte me rivalitetin Ronaldo-Ramos tek Reali. Liverpuli ka 6 pikë në grupin e Championsit, dhe në pozita të mira për kualifikimin, pra mund ta zhvendosë vëmendjen në Premier Ligë që nga fundjava.

Sfidanti.al