Një foto kult e Leo Mesit ..një bust i gjallë

Fotoja që e tregon Mesin, duke festuar fitoren e famshme, 6-1, të Barcelonës ndaj PSZH-së ,është bërë një hit i vërtetë në internet. Mesi nuk mundi t’i përmbante dot emocionet dhe e festoi me eufori fitoren bashkë me tifozët, ndërsa e gjithë kjo skenë u kap nga objektivi i kamerës së fotografit Garces 42-vjeçar nga Meksika. Foton e këtij fotografi e kanë parë, madje, 80 milionë njerëz në botë, ndërkohë që kjo foto ka entuziazmuar edhe vetë Lionel Mesin. “Kjo foto e Mesit e tregon plotësisht atë që ndodhi, atë mbrëmje, në stadium. Unë nuk e kam parë kurrë atë që të festoi në një mënyrë të tillë. Mua më pëlqejnë më shumë fotot me fëmijtë e mi, por kjo është një diçka krejt e veçantë. Kjo është fotografia e jetës sime”, citon media fjalët e fotografit të lartpërmendur.

sfidanti.al