Nga NBA, në Spanjë dhe Itali, koronavirusi vazhdon sulmin!

Kevin Duranti ishte ylli më imadh imomentit iprekur nga sëmundja e vitit (apo edhe e dekadës). Basketbollisti ishkëlqyer iBruklinit u bë isëmuri iradhës, ndërsa edhe 3 lojtarë të tjerë të Netsave u deklaruan pozitivë me koronavirus. Kjo, pas dy lojtarëve të Juta Xhazit, Goberit dhe Miçëllit.

Në Europë, epidemia po vazhdon të përhapet në futboll. Në Spanjë, pasi Valencia lajmëroi se 35 për qind e skuadrës është e prekur, nga Espanjoli dolën 6 raste nga lojtarë të ekipit të parë. Në Serinë A, në Itali, po ashtu shtohen radhët e të sëmurëve, dhe tek Juventusi doli edhe lojtari idytë, Blez Matyidi, pas Daniele Ruganit. Juvja ka 121 pjesëtarë të klubit në karantinë. Nga Verona del isëmurë Matia Zakanji, ndërsa Fiorentina e Sampdoria janë goditur më shumë.

Sfidanti.al