Napolit I ra për pjesë Barcelona, Gatuzo: Do të përballemi me të pa frikë

Shorti I Ligës së Kampioneve nuk ishte aspak dashamirës me Napolin teksa I vuri përballë Barcelonën në 1/8 e finaleve, megjithatë trajneri Xhenaro Gattuzo nuk tregon aspak frikë, gjë që pasqyronm karakterin e tij si një luftëtar I vërtetë.

‘Është një skuadër e madhe, një sfidë e madhem, dy ndeshje shumë tërheqëse. Do t’I përballojmë pa frikë-komentoi Gatuzo nëpërmjet një postimi  në rrjetin social Tëitter, një postim që u shoqërua nga komenti I Milik në Instagram.

‘Shumë respekt, por jo frikë. Do të shihemi në San Paolo-shkruante futbollisti polak I Napolit në profilin e tij teksa lëshoi sfidën ndaj Barcelonës për ndeshjen që do të luhet në 25 shkurt në Napoli, ndërkohë që ajo e kthimit do të luihet në 18 mars në Camp Nou. Rrjetet sociale përdori edhe zv/presidenti I Napolit, Edoardo De Laurentis. ‘Do të kërkojmë të shkruajmë një tjetër faqë në historinë e klubit tonë të lavdishëm. Forca Napoli, mbi gjithcka e mbi të gjithë-ishte komenti I De Laurentis

Ndërsa në Spanjë, trajneri Ernesto Valverde në një intervistë për Barça TV vlerësoi skuadërn e Napolit.

‘Napoli është një kundërshtar I vështirë, I komplikuar kur luan në fushën e vet ku ambient është I jashtëzakonshëm-tha Valverde-ka futbollistë të rëndësishëm si Mertens e Insinje, është një skuadër që luan mirë. Të shohim se cila do të jetë gjendja e skuadrave kur të vijë moment I sfidës

Sfidanti.al