Nadal ka 72 fitore, 52 prej tyre vetëm në “Dheun e Kuq”!

Jo më kot quhet Mbreti i Dheut të Kuq. Rafael Nadal i shtoi edhe një turne tjetër koleksionit të trofeve të tij si tenist profesionist. Suksesi ishte në finalen e Turneut ATP të Madridit (Open) përballë austriakut Dominik Tim. Nuk ishte e lehtë, por spanjolli triumfoi 2-0 me sete, dhe me rezultat të secilit set 7-6 e 6-4. Pra, një finale e fortë ndaj numrit 10 të botës. Ky ishte turneu i pestë që Nadal fiton në Madrid pas atyre ne 2005, 2010, 2013 e 2014 dhe i 72-ti në karrierë. Gjithsesi, 30-vjeçari duhet të falenderojë një specialitet të tijin, atë në Dheun e Kuq, ku ka fituar shumicën dërrmuese, plot 52 turne.

Sfidanti.al