Milani fiton në Europë pas 658 ditësh, por Ibra “qan” Championsin!

Është një trofe që nuk e ka fituar asnjëherë në karrierë, pavarësisht sesa yll i madh futbolli është. Zllatan Ibrahimoviç e nisi siç duhet sezonin duke shënuar e duke fituar, veçse është i detyruar që të luajë në Ligën e Europës, kur prioriteti i tij është të luftojë për Championsin. Suedezi është 38 vjeç dhe nuk i ka mbetur shumë kohë për të realizuar ëndrrat, ndërsa Milani i tij luan këtë sezon në Ligën e Europës. Falë Ibrës, falë Çalhanoglusë, portierit Donaruma dhe gjithë skuadrës, u arrit fitorja e parë në Europë në 658 ditë, shenjë e qartë se ku ishte katandisur Milani në këtë periudhë. Përfundoi 2-0 në fushën e Shamrok Roversit, i cili ndërtoi stadiumin me aq para sa milanezët i japin rrogë Ibrës. “Ne jemi Milani dhe luajmë për të fituar”, – thotë trajneri Pioli, por Zllatani po e ndjen se karriera po i përfundon dhe Championsi nuk po duket gjëkundi.

Sfidanti.al