Mesi-Ronaldo: “Kemi fituar aq shumë sa nuk shohim më ëndrra”

Në të vërtetë këto fjalë janë thënë nga Kristiano, por mund të kishin dalë fare mirë nga goja e të dyve. Yjet më të mëdhenj të futbollit botëror po e dominojnë atë që prej 10 apo 11 vjetësh dhe nuk po tregojnë shenja se do të ngadalësojnë ritmin. Leo dhe CR7-ta synojnë përsëri trofe të mëdhenj dhe me siguri do të fitojnë të tjerë, ndërsa “kabineti i tyre” është që tani plot. Vështirë që ndonjëherë në histori të ketë ekzistuar një dyshe e tillë kaq dominuese.

Mesi nuk e thotë, por gjithnjë e ka pasur dhe e ka synim që të ishte dhe të jetë më i miri. Ronaldo e thotë, siç e ka zakon, se “gjithnjë kam dashur të jem më i miri”, ndërsa “që kur isha 16 apo 17 vjeç, mendoja se mund ta fitoja Topin e Artë”.

Rastësisht, të dy luajtën këtë javë në La Liga me shiritin e kapitenit në krah. Mesi prej kohësh ka treguar rol udhëheqës, ndërsa këtë radhë realizoi për herë të parë goditjen e dënimit “si Ronaldinjo”. Ronaldo lidershipin e kishte lëtë tek Portugalia, por këtë herë e tregoi edhe në Madrid, ndërsa u bë zemërmadh duke i lënë penalltinë Karim Benzemasë, që ai të shënonte më në fund një gol. E pra, edhe për yjet e mëdhenj ka një herë të parë dhe në moshën 30+-vjeçare.

Sfidanti.al