Mesi-Ronaldo, duel për Këpucën e Artë dhe për tregolësha

Në renditjen për Këpucën e Artë Europiane, Lionel Mesi është në vend të parë. Natyrisht, nuk ka asgjë të siburt, pasi jemi vetëm në fund të shkurtit, dhe rivalët janë të fortë. Kapiteni i Barcelonës ka 25 gola në kampionat, pra kryeson renditjen europiane me 50 pikë. Pas tij është Kilian Mbape, ylli 20-vjeçar i Paris SG, që ka shënuar 22 gola në ligën franceze, pra ka 44 pikë. Në vend të tretë, por me më shumë distancë, Kristiano Ronaldo që ka 19 gola në Serinë A me Juven, që do të thotë ka 38 pikë. Pranë tij, Pionek (18 gola), Kavani (17), Salah (17) apo Aguero (17).

Mesi dhe Ronaldo kanë betejë edhe për trigolëshat në karrierë. Me atë që bëri ndaj Seviljes, argjentinasi arriti në 50 të tillë, duke qenë vetëm 1 tregolësh prapa portugezit që ka 51. Leos i janë dashur më pak ndeshje për të arritur deri aty, pra ka mesatare më të mirë. Plot 45 tregolësh ai i ka me Barcelonën dhe 6 me Argjentinën. Ronaldo ka 44 tregolësh me Realin, 6 me Portugalinë dhe 1 me Mançester Junajtidin. Me Juventusin, ende nuk ia ka dalë.

Sfidanti.al