Mesi gjen rivalitet në Bundesligë nga Levandovski, Sanço e Verneri!

Nuk ndodhet në vend të parë në asnjë prej dy klasifikimeve kryesore ofensive. Lionel Mesi nuk kryeson as për golat e shënuar, dhe as për asistet, por në mënyrë kombinuar është sërish në majë. Ylli argjentinas i Barcelonës ka 20 gola këtë sezon në La Liga, 10 më pak sesa Robert Levandovski i Bajernit e 7 më pas se Çiro Imobile i Lacios. Gjithsesi, ai ka 14 asiste, pra kombinimi i golave me pasimet për gola arrin në 34.

Është i njëjti numër që ka edhe Levandovski, që ka shumë më pak asiste, vetëm 4. Në këtë nivel është edhe Xhejdën Sanço i Dortmundit që ka 17 gola e 17 asiste, por po këtu kemi edhe Timo Vernerin e Lajpcigut me 25 gola e 9 asistë, pra 34 që të katër. Mesi, Levandovski, Sanço e Verner janë në të njëjtin nivel, por kapiteni i Barcelonës ka avantazhin që La Liga do të luhet për 10 javë, ndërsa Bundesliga edhe për 3.

Sfidanti.al