Mekgregor e Mejuedhër, të bindur se sfida mes tyre do të ndodhë!

Fllojd Mejuedhër Xhunior është një njeri që gjithçka e mat me sasinë e parave. Punë për të, veçse duket se pas disa javësh talljeje për një ndeshje mes tij e Konor Mekgregorit, duket se ka ndryshuar qendrim. U harruan kunjat për kampionin e arteve të përziera marciale si “një njeri që vlen 2 milionë dollarë”, ndërsa parulla e ditës për ish-boksierin është “unë besoj se do ta kem numrin tim” (gjithë fiksimi është që të ndeshet vetëm po t’i japin një çek prej 100 milionë dollarësh).

Konsideratat teknike apo ato lidhur me kënaqësinë që kjo ndeshje mund t’i japë publikut botëror që ndjek boksin, as nuk u morën parasysh. Ndoshta, është e vështirë që kjo të quhet egoizëm, apo jo?

Mekgregor, nga ana e tij, nuk ka hyrë në diskutime financiare, por ka theksuar aspektin e sfidës, pra që ai dëshiron të mundë një kampion të madh të boksit të peshave të mesme. Irlandezi është kampion i kampionatit UFC në artet e përziera marciale (MMA), i ngjashëm me atë që ishte Ronda Rusei për femrat, përpara sesa të pësonte dy humbjet në 13 muajt e fundit. Besimi tani është që ndeshja do të ndodhë dhe që Mejuedhër do të jetë i kënaqur për “numrin e tij”, që në të vërtet nuk i hyn aspak në punë.mekgregor