Megan Rapinou: S’ka kampion bote te femrat pa homoseksuale!

Është futbollistja më e njohur e planetit, ndonëse disave u pëlqen, dhe disa të tjerë aspak. Megan Rapinou është kampione e botës me SHBA-në, pas Botërorit të fituar vjet, ndërsa bën një deklaratë që nxit jo pak polemika. “Nuk mund ta fitosh një kampionat futbolli pa lesbike në ekipin tënd, – thotë ajo, – kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë, dhe nuk do të ndodhë as më pas”. Nuk dihet se pse Rapinoi, që është vetë homoseksuale, ka këtë mendim, pra përse një ekip i përbërë vetëm nga femra që lidhem me meshkuj, nuk mund të dalë kampion bote? Rapinou njihet për kritikat e saj ndaj presidentit të SHBA-së, Tramp, ndaj FIFA-s, dhe për luftën për barazim mes meshkujve e femrave në futboll. Ajo hap zemrën dhe thotë se do të donte ta përfundonte karrierën në Spanjë, dhe se ekipi i preferuar i saj është Barcelona.

Sfidanti.al