Mediat spanjolle theksojnë: CR7, i harruar i madh i Topit të Artë!

Nuk dihet nëse e shkruajnë në mënyrë telegrafike, apo me një lloj kënaqësie. Kristiano Ronaldo është i harruari i madh i ceremonisë së Topit të Artë, të paktën siç shkruan “Marka” e Madridit. Gazeta spanjolle njofton se portugezi nuk do të jetë në ceremoninë e revistës “Frans Futboll” në Paris, ashtu siç bëri edhe vitin e kaluar, kur Topin e Artë e fitoi Luka Modriç, ish-shoku i tij i skuadrës tek Reali.

“E qartë është, – shkruan “Marka”, – se që kur humbi disiplinën e Realit të Madridit, ai humbi shumë nga vëmendja që kishte më parë”. Për spanjollët kjo është e rëndësishme, dhe kështu del në pah rëndësia e Realit si klubi më i madh i botës në futboll. Ronaldo beson se po bëhet padrejtësi, ashtu siç gjykoi në ceremoninë e UEFA-s në Montekarlo kur fitoi Van Dajku, apo me ceremoninë e FIFA-s në Milano ku fitoi Mesi. Pikërisht Mesi pritet të fitojë edhe këtë Top të Artë dhe të arrijë në 6, një rekord absolut, që lë pas pikërisht Kristianon.

Sfidanti.al