Me apo pa Emerin, Arsenali nuk del dot nga kriza!

E keqja nisi që vitet e fundit të Arsen Vengerit, dhe duket se një mallkim ka rënë mbi këtë klub të madh. Arsenali është 13 herë kampion i Anglisë dhe 13 herë fitues i Kupës, por nuk po ngre dot kokë as këtë sezon, madje gjërat po bëhen më keq. Humbja 1-2 në “Emirejts” ndaj Brajtonit i zbriti “topçinjtë” në vendin e 10-të të renditjes së Premier Ligës, vetëm 5 pikë mbi zonën që të zbret në kategorinë e dytë.

Adam Uebster dhe Nill Mopaj ishin autorët e golave për miqtë, që mbërritën Arsenalin në renditje, ndërsa Aleksandër Lakazetë arriti barazimin e përkohshëm për vendasit. Shkarkimi i ish-trajnerit Unai Emeri nuk ka sjellë asnjë përmirësim, pasi rezultatet negative po vazhdojnë edhe me Fredi Ljungbergun. Londinezët rrezikojnë të mos kualifikohen as në Ligën e Europës, ndërsa janë 10 pikë larg zonës Champions, edhe pse vendi i 6-të është vetëm 2 pikë larg. Më shumë sesa renditja, shqetëson forma e skuadrës, të përçarë e të shkatërruar me lojtarë si Mesut Ozil e Granit Xhaka që janë hija e vetvetes. Me gjasë, yje si Obamejang apo edhe Lakazet mund të largohen.

Sfidanti.al