Mbështetja e papritur e Joakim Lëvit për Daniele De Rosin

Daniele De Rosi e mbylli jo në mënyrën e duhur karrierën e tij me Italinë, veçse veprimi i tij afër fundit të ndeshjes ndaj Suedisë, duke refuzuar të hynte në fushë, i ka sjellë admirues të rinj. Njëri prej tyre është trajneri kampion i botës, Joakim Lëv. Drejtuesi i Gjermanisë e quajti thjesht “diçka madhështore” faktin që De Rosi kërkoi që të hynte në fushë një sulmues, konkretisht Lorenco Insinje, dhe jo ai, një mesfushor.

“Lexova se De Rosi kishte refuzuar të hynte në fushë, duke deklaruar se Italisë i duhej një sulmues, – tha Lëv, – për mua kjo është madhështi”. Trajneri i Gjermanisë pohoi se Botërori pa Italinë humb në peshë, po ashtu ndikon edhe eleminimi i Kilit, por ai lavdëroi Suedinë që “u mbrojt shumë mirë dhe dha maksimumin në fushë”. Vetë Gjermania e tij barazoi 2-2 miqësoren e luksit ndaj Francës.

Sfidanti.al