Mark Bartra pozon për foton më të bukur të jetës së tij!

Natyrisht që nuk është e vetmja foto e mrekullueshme dhe prekëse. Mark Bartra, padyshim, ka fotografi me njerëzit e tij më të shtrenjtë (prindërit, e dashura apo shoku më i ngushtë), veçse një pozim i çliruar nga tronditja prej vdekjes është diçka shumë e veçantë. Nuk do ta tepronim po ta quanim më të bukurën e jetës. Mbrojtësi i Dortmundit e ndau këtë foto me të gjithë ndjekësit në rrjetet sociale dhe me të njohurit, ndërsa me gishtin e madh të dorës së majtë, lart, tregon se gjithçka shkon për mrekulli.

Futbollisti katalanas ishte i vetmi që pati pasoja nga atentati terrorist ndaj autobusit të skuadrës, ditën e djeshme ndërsa po shkonin për të luajtur ndeshjen ndaj Monakos në Champions. Ai u dërgua në spital dhe u operua për dëmtimet e pësuara në të dy krahët, sidomos në të djathtin, por mesa duket asgjë serioze nuk ka mbetur.

Sfidanti.al