Mançini turpërohet nga krahasimet me Pocon: Ka fituar 5 trofe!

Ishte “magjistari” i Italisë së parë të madhe, asaj që doli dy herë kampione e botës në vitet 1934 e 1938, si dhe kampione olimpike në 1936. Fitoi në total, 5 trofe, Vitorio Poco në stolin e të kaltërve, por Roberto Mançini, trajneri i sotëm, e ka kaluar të paktën për numrin e fitoreve radhazi. As mjeshtri i madh nuk kishte arritur 10 radhazi, as Manço sot. Në eleminatoret e Europianit erdhi suksesi i 9-të në 9 takime, 3-0 ndaj Bosnjë-Hercegovinës, me golat e Açerbit, Insinjes e Belotit. Me lojtarë të tjerë shumë të mirë si Bonuçi (94 ndeshje me të kaltrit), Bernardeski, Zaniolo, Barela apo Tonali, katër herë kampionët e botës duket se e kanë marrë veten plotësisht. Kanë kaluar 2 vjet nga eleminimi në Botëror, dhe “fleta” është kthyer.

“Nuk dua të mendoj për rekordin e Pocos, pasi ai ka fituar 5 trofe me kombëtaren, pra kam rrugë shumë të gjatë për të bërë, – tha trajneri, – natyrisht, 10 fitore radhazi na japin kënaqësi, ndërsa skuadra sot po luan mirë, por po ka edhe fat. Ndonjëherë futbolli nuk të jep atë që meriton, ndonjëherë të shpërblen më shumë sesa duhet”. Synimi i të kaltërve do të jetë Euro 2020, ku Italia ishte kualifikuar që më parë.

Sfidanti.al