Man. Junajtid gati të “shkarkojë” Pogbanë, francezi në udhëkryq!

Duket se “gozhda” e fundit në “arkivol” është ngulur, dhe e ardhmja e tij duket e përcaktuar. Mançester Junajtidit i ka ardhur “në majë të hundës” me Pol Pogbanë, sidomos pasi  francezi nuk pranoi të udhëtonte me skuadrën në fushën e Bërnlit. Trajneri Solskjer deshi ta përfshinte në ekip, edhe pse kampioni i botës nuk mund të luante, por kjo do të ishte një shenjë uniteti. Diçka që ndodh shpesh, pasi ka ndodhur edhe që Mesi e Ronaldo të udhëtojnë me skuadrat në shenjë solidariteti, por Pogba nuk deshi ta bënte edhe pse udhëtimi do të kishte qenë shumë i shkurtër. Mjaft analistë dhe ish-lojtarë i bënë thirrje Junajtidit t’i “japë duart” francezit që në janar, dhe sidoqë të ndodhë, ai duket i larguar. Problemi është se nuk është e sigurt nëse Pogba do të dijë të jetë profesionist sa duhet në klubet ku mund të shkojë si tek Reali apo Juventusi.

Sfidanti.al