Lukaku shigjetë Ronaldos: “Shoku, Mesi është më i mirë!”

Lojtari individ më i mirë i Mançester Junajtidit gjatë këtij sezoni, Romelu Lukaku, ndërmori mbrëmë një veprim të papritur në rrjetet sociale, qëkur lëshoi një shigjetë “të helmuar” në adresë të asit portugez të Realit të Madridit, Kristiano Ronaldo. Ky i fundit, mbas dënimit që mori nga federata spanjolle e futbollit që të mos luajë në pesë ndeshje, duke shprehur pakënaqësinë e tij të madhe, shkroi në profilin e tij: “Kjo është padrejtësi, padrejtësi. Ju, asnjëherë, nuk do të më thyeni dot mua, unë do të kthehem edhe më i fortë!”.

Deklaratën e lartpërmendur të Ronaldos e pasoi një ortek komentesh e reagimesh dhe më interesanti midis tyre ishte ai i Lukakut: “Shoku, Mesi është më i mirë!”

Sfidanti.al