Liverpuli si Mancester Junajtid i 1999-2000, me 91 pikë

Fitorja me Hadërsfildin 5-0 i dha mundësinë Liverpulit të rimarrë përkohësisht kryesimin në Premier League, por edhe të ngjitet në kuotën e 91 pikëve. The Reds po zhvillojnë një sezon fantastik në kampionat dhe është në një duel të fortë me Mancester Sitin për titullin kampion. Fakti që ka grumbulluar 91 pikë e tregon më së miri këtë.

Me këtë statistikë, Liverpuli barazon Mancester Junajtid të sezonit 1999-2000 të drejtuar nga Sir Aleks Ferguson me Djajtë e Kuq që në atë vit fituan titullin e tyre të dytë në 3 titujt radhazi me skocezin në pankinë. Liverpuli tashmë ka edhe 2 ndeshje për të zhvilluar në kampionat që do të thotë se kjo skuadër ka mundësi që të marrë më shumë pikë.

Ndërkohë rekordin në futbollin anglez e mban Mancester Siti që në sezonin 2017/18 arriti kuotën e 100 pikëve. pas tij vjen Celsi i 2004/2005 me 95 pikë dhe ai i 2017/18 me 93 pikë të grumbulluara. Nëse Liverpuli fiton 2 sfidat e mbetura do të katapultohet në vendin e dytë të këtij klasifikimi të vecantë me 97 pikë të grumbulluara.

sfidanti.al