Liverpuli, 42 ndeshje pa humbje në shtëpi, ja taktika e Klopit!

Që të fitosh tituj duhet që jo vetëm të mos e pëson në stadiumin tënd, por edhe që të fitosh. Liverpuli, prej vitesh, hasi vështirësi në “Anfild” dhe vetëm ardhja e Jurgen Klopit e ndryshoi gjendjen për më mirë. Të kuqtë shkojnë në duelin ndaj Njukasëllit ditën e nesërme me plot 42 ndeshje radhazi pa humbje në shtëpi, dhe me shumicën e takimeve të fituara, diçka e jashtëzakonshme në mungesë të një mesfushë të shkëlqyer si ajo e Mançester Sitit.

Guardiola ka në mesfushë fantazinë dhe talentin e David Silvës, Bernardo Silvës e Kevin De Brujnit, plus edhe të tjerë, ndërsa i vetmi mesfushor i Liverpulit, në gjendje për të krijuar diçka nga asgjëja ishte Filip Kutinjo, por tashmë ai është larg. Çfarë taktike ndoqi Klopi për të thyer skuadrat që luanin në mbrojtje në “Anfild”? Trajneri gjerman ngarkoi me përgjegjësi lojtarët e krahut si Aleksandër Trent-Arnold dhe Andi Robertson, të cilët ndihmojnë sulmin me asiste për gol. Këta, bashkë me Roberto Firminon, apo me Vajnaldumin e Fabinjon kanë krijuar një forcë ofensive të papërballueshme.

Robertson dha 12 asiste, Trent-Arnold 11, dhe i vetmi që ia kaloi ishte Mohamed Salah me 14. Për të arritur 50 ndeshje pa humbje në “Anfild” (dhe mundësisht të gjitha fitore), duhet të kalohen radhazi kundërshtarët Njukasëll, Leister, Siti, Brajton, Everton, Uatford dhe Uolves.

Sfidanti.al