Liverpul, Kupa e Ligës vlen të sakrifikohet për Botërorin e klubeve!

As edhe historia nuk është në anën e saj, pasi nuk është tepër e vjetër. Kupa e Ligës, e quajtur sot “Karabao” për arsye sponsori, ka nisur në 1960 pikërisht në atë kohë kur filloi edhe Kupa Ndërkontinentale, sot Kupa e Botës për klubet. Liverpuli, për shkak të një “fikje dritash” në kalendar, u detyrua të sakrifikonte një trofe për një tjetër (që ende nuk e ka fituar). Më parë, pikërisht mbrëmjen e djeshme u luajt çerekfinalja e Kupës së Ligës ndaj Aston Vilës, ku Jurgen Klopi dërgoi ekipin e tij të tretë.

Ekipi i parë, bashkë me rezervat, kishte fluturuar në Dubai për gjysmëfinalen e Kupës së Botës së klubeve, një trofe që në fund të fundit është më i madh se Kupa e Ligës. Djemtë e rinj liverpulas u mundën 0-5 në stadiumin e vjetër dhe hijerëndë, tipik anglez, “Vila Park”, por disa prej tyre patën provën e parë të zjarrit që do t’i vlejë në karrierë. Klop padyshim nuk mbeti i kënaqur, edhe pse nuk ishte vetë në stol, por nëse Liverpuli arrin finalen dhe e fiton ndaj Flamengos, gjithçka do të harrohet. Në fund të fundit, Kupa e Botës për klubet është i vetmi trofe që i mungon klubit të famshëm anglez.

Sfidanti.al