Legjenda nuk mund të mungonte, Maradona i ul rrogën vetes!

Në jetën e tij ka fituar dhe ka shpenzuar pa masë. Diego Armando nuk ka qenë një njeri si të tjerët, dhe të tillë i ka pasur gëzimet dhe vuajtjet, ndërsa tani ka vendosur që të jetë një si ne, pra të sakrifikojë diçka nga vetja. Pas vendimeve të Mesit tek Barcelona dhe të Juventusit, apo klubeve të tjerë, Maradona merr një vendim personal duke i ulur rrogën vetes, për të ndihmuar kolegët e tij më në nevojë. Legjenda sot është trajner tek Gimnasia në Argjentinë, dhe ia komunikoi klubit vendimin e tij. Po ashtu, ka biseduar me drejtuesit e Shoqatës së Trajnerëve në Argjentinë për të bashkëpunuar. “Duhet të garantojmë rrogat për lojtarët sidomos, sepse janë ata që krijojnë futbollin, – tha Diego, – shumë nga ata dëmtohen, por vazhdojnë të luajnë, ndaj ne duhet t’i ndihmojmë”.

Sfidanti.al