Lajme të këqija për Nejmarin, kërcënohet tifozi që ai sulmoi

Njeriu i sulmuar në “Stad dë Frans” quhet Nelson, dhe ai ka vendosur të flasë pas një jave. Në një intervistë për gazetën “L’Ekip”, ai denoncoi se pas konfliktit me Nejmarin, i erdhën katër persona pranë shtëpisë duke e kërcënuar. Natyrisht, nuk munguan kërcënimet në rrjetet sociale, por kjo e shtëpisë ishte më e drejtpërdrejtë, dhe ndoshta me këtë punë mund të merret drejtësia franceze.

Të mos harrojmë se Nelsoni u godit me grusht nga Nejmari, ndërsa ai po i kalonte pranë në tribunën kryesore të stadiumit të Parisit, pas finales së Kupës së Francës, PSG-Renë. Tifozi thotë se nuk deshi të bënte denoncim në polici, dhe se nuk e ka bërë, pasi paratë nuk do t’i japin asnjë kënaqësi. Gjithsesi, Nejmar është në pozitë të keqe, edhe para drejtësisë sportive në Francë. Sipas mediave pariziene, ai mund të dënohet deri me 8 ndeshje pezullim.

Sfidanti.al