Kristiano, profesionisti i vërtetë i Epokës Moderne

“Lereni talentin mënjanë, thotë Rio Ferdinand, mund të kesh shumë talent, por kryesor është mentaliteti”. Ish-mbrojtësi i Mançester Junajtid tregon se Kristiano Ronaldo ishte lojtari i parë që ai pa të merrte në punë një dietist (ushqyes) personal, një fizioterapist personal, një mjek personal dhe një shef personal.

“Të gjithë ata jetonin në shtëpinë e tij, në pjesën më të madhe të kohës, – vazhdon Ferdinandi, – unë banoja nja dy hapa më larg dhe sa herë shkoja në shtëpinë e tij, habitesha dhe më dukej si karnevalet”.

Ronaldo investoi tek vetja për t’u bërë më i miri në botë, dhe të paktën përsa i përket statistikave “të prekshme”, gola, trofe individual e kolektivë, është i krahasueshëm me “Madhërinë e Tij”, Lionel Mesin. Kristiano ndoshta nuk do të quhet më i miri i kësaj epoke, as më i miri i të gjitha kohëve, por ai vazhdimisht “sulmon”, ambicia e tij është e pakufishme dhe sukseset e tij të mëdha. Padyshim, duke mos pasur talentin e Mesit, ai është profesionisti më i madh në botë në lojën e futbollit.

Sfidanti.al