Këmba e Nejmarit trondit Brazilin, sulmuesi nuk ka dyshime

Lajmet në Brazil flasin për një dëmtim të ri të Nejmarit, njoftimi më i keq që mund të vinte nga kampingu në Kupën e Botës. Nuk ka asgjë të konfirmuar, natyrisht, por gazetat kanë shkruar edhe në Europë, ndërsa sulmuesi shton spekullimet me postimin e një fotoje të këmbës së tij, duke u mjekuar.

“Po punoj fort që këmba ime të jetë në 100 për qind”, ishte sqarimi qetësues i numrit 10, veçse ai nuk u duk në fotot e stërvitjes së skuadrës së tij, që bëhet gati për ndeshjen e dytë, atë ndaj Kosta Rikës. Nejmari pati thyerje në këmbë në shkurt, ndërsa luante për Paris SG, dhe nuk pati asnjë ndeshje zyrtare që nga ajo kohë, derisa u ndesh me Zvicrën.

Brazili ndihet me besim ndaj Kosta Rikës, veçse nuk do të jetë aq e lehtë ndaj një ekipi që ka një mbrojtje me 5 futbollistë dhe të cilin Serbia e theu vetëm me goditjen e dënimit të Aleksandar Kolarovit.

Sfidanti.al