Katër Këpucë të Arta për Imobilen, por kjo ishte “ëndrra e përmbushur”!

Në moshën 20-vjeçare u përzgjodh nga klubi më i madh i Italisë, Juventusi. E ardhmja u duk e madhe për Çiro Imobilen në vitin 2000, ndonëse karriera nuk i përmbushi ato parashikime. Sulmuesi nisi një kalvar të gjatë, nëpër Serinë B, në Bundesligë tek Dortmundi, tek Torino e pastaj tek Lacio. Juventusi e shiti kartonin për 18 milionë, ndërsa Lacio e bleu për pak më shumë se 9 milionë, pra vlera e tij nuk ishte kaq e madhe, por sot Imobile mund të mburret se ka bërë diçka në karrierë. Edhe pse nuk ka arritur të fitojë asnjë titull kampion, por vetëm kupa e superkupa, ai ka fituar 4 Këpucë të Arta., Të parën në Serinë B, tre të tjerat në Serinë A, me Torinon dhe dy hetrë me Lacion. Gjithsesi, ishte kjo e fundit që u quajt nga Imobile si ëndrra e përmbushur, sepse fitoi edhe Këpucën e Artë të Europës, si dhe barazoi rekordin e golave në Serinë A në një sezon, me 36, po aq sa Higuain. “Jam shumë i lumtur për këtë arritje, sidomos duke parë sesi më shkoi karriera, – tha Imobile 30-vjeçar, – i falenderoj të gjithë që më ndihmuan, sidomos tifozët. Unë dua të mbahem mend si shembulli i njeriut që nuk dorëzohet kurrë”.

Sfidanti.al