Junajtid nuk aktivizon klauzolën, Zidani “hidhet” për Pogbanë!

Nuk pritet që kostoja të jetë ajo e vitit të kaluar, kur për kartonin e tij u kërkuan nja 150 milionë paundë stërlina. Pol Pogba u vlerësua nga Mançester Junajtid si një yll i nivelit të Kilian Mbapesë në tregun e futbollit, por tani duket se gjërat kanë ndryshuar. Kontrata e mesfushorit francez përfundon në 2021, dhe Junajtidi vendosi të mos e aktivizojë klauzolën e rinovimit automatik me një vit tjetër. Kjo do të thotë se duhet ta transferojë me fitim pikërisht këtë verë, ndryshe e humb me kosto zero.

Lajmet janë që Zinedin Zidan po bën çmos që ta marrë, ndërsa pritet që çmimi i kartonit të ulet ndjeshëm, nën 100 milionë euro. Për Pogbanë, kampion bote me Francën, janë dhënë dy destinacione, Reali i Madridit dhe Juventusi, ku ai ka luajtur më parë me sukses. Vetë Junajtidi e konsideron më shumë një “punëprishës” sesa ndreqës, dhe mesa duket nuk e dëshiron më tej praninë e Pogbasë në “Old Traford”, ku heroi i ri është Bruno Fernandez.

Sfidanti.al