Heroi i Liverpulit ka një emër, Xherdan Shaqiri thyen Junajtidin!

Skena sikur ishte përgatitur për një pasdite të madhe në “Anfild”. Xherdan Shaqiri u ngrit për t’u bërë gati, ndërsa minuta e 70-të po trokiste në stadiumin e Liverpulit, dhe trajneri Jurgen Klop vendosi të rrezikonte për fitoren. Rezultati ishte 1-1 ndaj Mançester Junajtid, pas golave të Sadio Manesë dhe Xhesi Lingardit, dhe vendasit kërkonin fitoren.

Shaqiri nuk u vonua as për t’u ambientuar me lojën, dhe në minutën e 73-të shënoi golin e avantazhit, falë një devijimi. Gjuajtja tjetër e tij, në minutën e 80-të, u devijua sërish dhe përfundoi në rrjetë për rezultatin final 3-1.

U desh shqiptari i Zvicrës që Klop të thyente Murinjon në “Anfild”, pas dy barazimeve 0-0 sezonet e kaluar. Kjo bëri që Liverpuli të ngjitej sërish në krye të Premier Ligës, me 45 pikë ndaj 44 të Mançester Sitit, ndonëse me diferencë golash më minimale (plus 30 ndaj plus 38).

Mançester Junajtid ka mbetur tani 18 pikë larg kreut dhe 11 pikë larg zonës Champions, objektivit të vetëm të sezonit, që duket se po bëhet i paarritshëm. Murinjo e ngacmoi disa erë Klopin me deklaratat para ndeshjes, por nuk e kishte llogaritur se trajneri gjerman kishte një përgjigje fituese, me emrin Xherdan Shaqiri.

Sfidanti.al