Gratë e futbollistëve; Miss Messi e Miss Suarez, në biznes së bashku

Miqësia mes Lionel Messit dhe Luis Suarez i ka tejkaluar kufijtë sportivë. Futbollistët e Barcelonës jo pak herë janë parë bashkë edhe në kohën e lirë teksa shëtisin së bashku me fëmijët e tyre, ndërkohë që një lidhje është krijuar edhe mes bashkëshorteve të tyre Antonella Rocuzzo dhe Sofia Balbi. Së fundmi Zonja Messi dhe ajo Suarez kanë vendosur të nisin një biznes së bashku  dhe shumë shpejt do të përurojnë  dyqan me veshje të brendshme në Barcelonë që ato presin të ketë shumë sukses.

Antonella dhe Sofia kanë nisur bashkëpunimin me stilistin Ricky Sarkany dhe atelieja do të hapet pikërisht në qendër qytetit më të rëndësishëm në Catalunya. Si Antonella ashtu dhe Sofia janë  entuziazte për këtë inisiativë të re gjë që ato e kanë shprehur edhe në profilet e tyre në rrjetet sociale. Duket se për këtë biznes do të flitet për shumë kohë dhe nuk përjashtohet mundësia që të krijohet edhe një linjë me aksesorë, parfume dhe një linje e veshjeve të brendshme për meshkuj.

sfidanti.al