Gjokoviçi: Perëndia më rekomandoj: Mjaft më, pusho!

Tenisti më i mirë serb, Novak Gjokoviç, në një intervistë që dha këto ditë, tha se prioritetet e tij në jetë kanë ndryshuar, se, gjatë periudhës së ardhshme, ai do ta lejë raketën mënjanë dhe do t’i përkushtohet familjes. Ai, mbas disa javësh, do të bëhet më fëmijën e dytë, vajzë, që pret nga bashkëshortja e tij, Jelena. Gjokoviçi, po ashtu, vuri në dukje se një arsye tjetër që ai do të pauzojë deri në fund të këtij sezoni, është edhe dëmtimi që ai ka pësuar.

“Në jetë ndodhin gjëra të papritura për ndonjë arsye. Periudhën e ardhshme, unë do ta shfrytëzoj sa më mirë, duke iu përkushtuar familjes sime. Mbas afro një muaji, unë dhe Jelena do të bëhemi përsëri prindër dhe perëndia sikur më thotë: ‘Tani, mjaft më, pusho!’”, theksoi Gjokoviçi në revistën “Story”.

Sfidanti.al